Nottingham Foresti i ka dhënë fund pritjes 23-vjeçare për t’u kthyer në Premier Leaguen e Anglisë në futboll.
Kjo skuadër ka fituar 1:0 ndeshjen e plejofit të Championshipit ndaj Huddersfield Town, fitore që është e vlefshme rreth 170 milionë funte.
Një autogol i minutës së 43-të vendosi sfidën e zhvilluar të dielën në “Wembley” para 80 mijë shikuesve.