Sport

Flamurtari fiton derbin ndaj Ulpianës

Flamurtari ka shënuar fitore në derbin e Ligës së Parë të Grupit B ndaj Ulpianës.

Vendasit triumfuan me rezultat 3-1.

Goli i parë u realizua nga Flamurtari përmes Leart Eminit, i cili në minutën e 35-të realizoi për 1-0. Goli i barazimit erdhi në fillim të pjesës së dytë. Trimor Selimi realizoi në të 47-n për 1-1. Ndeshja më pas i takoi vendasve, ku Kallaba me një autogol ia riktheu epërsinë Flamurtarit në 2-1 dhe një gabim në mbrojtjen mysafire në të 81-n, përfundoi me gol për rezultatin 3-1.

Me këtë fitore, Flamurtari ka 34 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë, derisa Ulpiana është në të parin, me 37 sosh.

Këtë ndeshje e transmetoi direkt Kohavisioni.