Sport

Flaka Loxha ndalet në luftën e dytë

Flaka Loxha nuk ka pasur fat në Botërorin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ajo garoi të martën në kategorinë deri 57 kilogramë dhe u ndal në luftën e dytë.

Fillimisht xhudistja e re kosovare e mposhti me Ippon xhudisten nga Zelanda e Re, Justin Bishop. Por menjëherë në luftën e dytë përballë e kishte kampionen në fuqi të botës, Christa Deguchi, që përfaqëson Kanadanë. Deguchi fitoi me Ippon dhe avancoi tutje.

Sot garojnë edhe Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.