Flaka Loxha është eliminuar nga Evropiani U23 në xhudo, që ka nisur të premten në Gyor të Hungarisë, raporton KTV.
Loxha që garoi në kategorinë deri në 57 kg, e fitoi luftën e parë ndaj izraelites Ariel Bezalel, me Wazzari. Por, në luftën e dytë ishte e pafat dhe pësoi humbje po me Wazzari nga polakja, Julia Kowalczyk.
Në këtë garë do të garojnë edhe Laura Fazliu dhe Akil Gjakova të shtunën, ndërsa të dielën, Loriana Kuka, Andi Artani dhe Shpat Zeka.