Xhudistja Flaka Loxha ka fituar luftën e parë në garën Grand Prix në Zagreb.
Në kuadër të xhiros së dytë në kategorinë deri 57 kg, Flaka e mposhti garuesen e Letonisë, Anastasija Sokirjanska.
Ndaj saj fitoi me mbërthim për Ippon. Flaka është e vetmja xhudiste e Kosovës që garon sot.
Nesër garojnë Akil Gjakova, Dardan Cena e Loriana Kuka.