Sport

Fituesi i Kupës së Botës thotë se Argjentina meriton medaljen e artë

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Nery Pumpido ka thënë se përfaqësuesja e vendit të tij e udhëhequr nga Lionel Messi meriton ta fitojë Botërorin në Katar. Argjentina u bë përfaqësuesja e parë që arriti në finale në Katar. Gjatë një vizite në shtëpinë Conmebol në Doha, kampioni dhe ish-portieri i vitit 1986 përshkroi gëzimin që është mes njerëzve në vendin e tij të lindjes përpara finales në Kupën e Botës.

Për Argjentinën do të jetë finalja e gjashtë e Kupës së Botës.

Argjentina ka fituar dy herë Kupën e Botës, 1978 dhe 1986. “Unë pash festën e Argjentinës, ishte e jashtëzakonshme dhe të gjithë dolën në rrugë. Unë mendoj se ne e meritojmë të fitojmë Kupën e Botës.

E kemi arritur, por mungon që një kohë të gjatë. Ishim afër në vitin 2014, kështu që shpresoj se është koha për ta fituar Kupën e Botës”, ka thënë Pumpido.

Pumpido së bashku me miliona bashkatdhetarë do të shpresojnë që triumfi në finale do të jetë i Argjentinës. Ndeshja finale do të luhet të dielën në stadiumin “Lusail”.