Arsenali e ka shënuar fitoren më të thellë këtë sezon në Premier League. Ekipi i trajnerit Mikel Arteta e ka mposhtur Nottingham Forestin me rezultatin 5:0, për tu kthyer në pozitën e parë. Në fitoren e thellë të Arsenalit, Granit Xhaka regjistroi paraqiten e 200-të për ekipin anglez.
Xhaka ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 76-të. Në pjesën e parë, Arsenali shënoi vetëm një gol me Gabriel Martinellin në minutën e pestë. Ndërkaq në të dytën, vendasit realizuan edhe katër herë për triumfin e thellë.
Reiss Nelson shënoi dy gola të shpejt në fillim të pjesës së dytë (49’, 52’). Golin e katërt e realizoi Thomas Partey (57’), kurse rezultatin finale e vulosi Martin Odegaard në minutën e 78-të. Me 31 pikë, Arsenali renditet në pozitën e parë. Ka dy pikë më shumë se Manchester City që është i dyti. Nottinghami zë vendin e fundit me vetëm nëntë pikë.