Sport

Fitore e rëndësishme e Arsenalit në garën për titull

Arsenali ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Angli. Arsenali mposhti të martën mbrëma në udhëtim Nottingham Forestin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së22-të të Premier Leagues angleze.

Dy golat, Arsenali i shënoi në pjesën e dytë. Gabriel Jesus shënoi golin e parë në minutën e 65-të, kurse të dytin Bykayo Saka në minutën e 72-të.

Golin e nderit për Nottinghamin e shënoi Taiwo Awoniyi. Ai realizoi në minutën e 89-të.

Arsenali është në vendin e dytë me 46 pikë. Dy pikë më shumë i ka lideri Liverpooli, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në vendin e tretë është Manchester City më dy ndeshje më pak të luajtura.