Sport

Fitore e pritur e Drenicës ndaj Ballkanit

Drenica ka fituar në ndeshjen përballë kampionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkanit.

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Drenicë e fitoi skuadra “kuqezi” me rezultatin 3:1.

Drenica ka 47 pikë në vendin e shtatë, aq sa ka edhe skuadra e Malishevës.

Nga ana tjetër, Ballkani i shpallur kampion tashmë, në vendin e parë ka 73 pikë në 35 ndeshje të luajtura.

Mysafirët kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me golin e Lumbardh Dellovës.

Drenica i barazoi shifrat pesë minuta më pas me Armend Abazin.

Genc Hamiti e kaloi në epërsi Drenicën në minutën e 73-të, ndërsa Kreshnik Uka vulosi rezultatin final 3:1, në minutën e fundit të takimit.

Në xhiron e 36-të, Drenica udhëton te Feronikeli, ndërsa Ballkani luan në shtëpi ndaj Gjilanit.