Sport

Fitore e lehtë e Interit ndaj Plzenit

Interi ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Viktoria Plzeni i Çekisë.

Italianët e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi fituan 2:0 të martën mbrëma në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Ishte fitorja e dytë rresht e Interit si mysafir në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë i ndodhi për herën e parë që prej tetorit të vitit 2011.

Edin Xheko shkëlqeu duke realizuar gol e asistim. Golin e shënoi pas 20 minutash lojë, ndërsa asistimin e regjistroi 20-të minuta para fundit të takimit.

Vendësit nga minuta e 61-të luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi direkt me të kuq u ndëshkua mesfushori Pavel Bucha.

Kristjan Asllani debutoi me fanellën “ziekaltër” në Ligën e Kampionëve.

Asllani luajti nga minuta e 84-t.

Në Grupin C, Interi renditet në vendin e tretë më tri pikë nga dy ndeshje.

Plzeni është i fundit pa pikë.