Sport

Fitore bindëse e Liverpoolit në Premier League

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse përballë Nottingham Forestit të dielën në Premier League të Anglisë.

Liverpooli mposhti Nottinghamin me rezultatin, 3:0, në ndeshjen që i takoi javës së dhjetë të elitës së futbollit anglez.

Golin e parë e shënoi Diogo Jota në minutën e 31-të, kurse katër minuta më vonë, Darwin Nunez realizoi për 2:0. Mohamed Salah shënoi golin e tretë. Ai realizoi në minutën e 77-të për fitoren e dytë rresht të Liverpoolit në Premier League. Liverpooli ka fituar 23 pikë nga dhjetë ndeshje.