Sport

Finalizohet marrëveshja, Progni te Prishtina

Pas angazhimit të Ismet Munishit, Prishtina ka nisur me përforcime për edicionin e ri. Tashmë është arritur marrëveshja me Gerhard Prognin, që edicionin e kaluar ishte prej lojtarëve më të mirë të Superligës së Kosovës.

Progni 35-vjeçar është ndarë me Gjilanin, ndërsa do të vazhdoi punën me trajnerin Munishi. Ai edicionin e kaluar ishte kapiten i Gjilanit dhe golashënuesi më i mirë i Superligës me 19 gola.

Marrëveshja e Prishtinës me Prognin tashmë është arritur, ndërsa ka mbetur vetëm të bëhet publike, mëson KOHA.

Pos Prognit, Prishtina ka finalizuar marrëveshjen edhe me ish-futbollistin e Ballkanit, Ramiz Bytyqi.

Ndërkohë marrëveshja në parim është arritur edhe me tre lojtarë të tjerë, që pritet fillimisht të mbyllin bashkëpunimin me klubet aktuale.

Prishtina ka pasur shumë telashe financiare gjatë edicionit të fundit. Dhe vetëm në xhiron e fundit e shmangu barazhin. Shumë lojtarë pritet të largohen nga Prishtina, por klubi me nam tashmë ka nisur me përforcime.