Sport

Fillon kampionati i Kosovës në volejboll

Të shtunën (sot) fillon kampionati i Kosovës në volejboll për edicionin 2021/2022. Kampionati fillon për volejbollistë dhe volejbolliste.

Peja – Prishtina Volley është ndeshja e parë e volejbollistëve. Zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi”.

Të dielën janë ndeshjet Vëllaznimi – Drita (18:00) dhe Ferizaj – Skënderbeu (18:00). Takimi Luboteni – Ulpiana është shtyrë për mesjavë, ndërsa ndeshja Drenica – Golden Eagle Theranda nuk zhvillohet. FVK-ja nuk ka njoftuar se pse nuk zhvillohet ky takim.

Te volejbollistet ndeshjet e xhiros së parë janë të dielën: Ferizaj – Skënderaj (13:00), Prishtina – Feronikeli (14:00), Malisheva – Fushë Kosova (19:00), Kastrioti – M-Technologie (18:00). Ndeshja Drita – Fer Volley është shtyrë për mesjavën e ardhshme, njofton FVK-ja.