Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka konfirmuar shtyrjen e dy ndeshjeve të xhiros së 15-të të Superligës që ishin të parapara të luheshin të shtunën.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se këto ndeshje do të zhvillohen të hënën prej orës 15:00.
Duelet Fushë Kosova – Dukagjini dhe Feronikeli ’74 – Liria, nuk u zhvilluan fare për shkak të reshjeve të borës dhe fushave të rënduara në Lipjan dhe Drenas, ku do të luheshin këto ndeshje. Për dallim për shtyrjen e ndeshjeve të së shtunës, ato të parapara për të dielën, pritet të luhen sipas orarit të caktuar.
Komisioni i Garave ka kërkuar nga klubet nikoqire që të jenë vigjilente për mirëmbajtjen dhe pastrimin e fushave, në mënyrë që ndeshjet të luhen në orarin e paraparë.
Të dielën prej orës 13:00, janë në program ndeshjet Prishtina – Drita dhe Gjilani – Llapi.