Feronikeli ka arkëtuar pikë të plota dhe i është larguar paksa zonës së rrezikshme.
Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur Llapit me rezultat të thellë 4:0. Llapjanët në këtë ndeshje u paraqitën me ekipin e dytë.
Golat e fitores për Feronikelin i shënuan, dy Marko Milickovq dhe një tjetër Marko Simonovski.
Golin e parë sulmuesi nga Mali i Zi, Milickoviq e realizoi në fund të pjesës së parë pas asistimit të Albert Dabiqajt.
Kurse të dytin në minutën e 76-të. Asistues ishte Yll Hoxha.
Golin e tretë për Feronikelin e shënoi Marko Simonovski në minutën e 86-të pas asistimit të Besmir Bojkut.
Ndërkaq golin e katërt dhe të fundit për ekipin vendas e realizoi Albert Dabiqaj në fund ë ndeshjes.
Kjo fitore e dërgon Feronikelin në vendin e pestë në tabelë me 34 pikë, një më shumë se Llapi që renditet i gjashti.