Sport

Feronikeli transferon kapitenin e Afganistanit

Fundori amerikan, Haris Arghandiwal, është përforcimi i huaj te skuadra e Feronikelit, që në edicionin 2020/21 do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll. Skuadra nga Drenasi të premten ka zyrtarizuar amerikanin Arghandiwal që ka firmosur kontratë me Feronikelin për sezonin e ri. Në fakt Arghandiwal (195 cm) është reprezentues dhe kapiten i Afganistanit në basketboll.

“Haris Arghandiwal është përforcimi i radhës. Haris ka nënshtetësi amerikane dhe është reprezentues i Afganistanit si dhe kapiten i ekipit. I dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar në njoftimin e Feronikelit. Para amerikanit Arghandiwal, Feronikeli ka transferuar edhe basketbollistin Indrit Krasniqin, i cili ishte pjesë e Rahovecit në edicionin e fundit që u ndërpre shkaku i përhapjes së COVID-19.