Sport

Feronikeli ndan rrugët me trajnerin Klodian Duro

Klodian Duro nuk është më trajner i Feronikelit. Skuadra nga Drenasi ka bërë të ditur se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin nga Shqipëria, pas disfatës 3:1 nga Drita.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit në rrjetet sociale.

“FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro. Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro. FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën e Niklit.