Feronikeli i ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë.
Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Besa ishte duke fituar në pjesën e parë, kurse Feronikeli ia doli që të rikthehet në pjesën e dytë duke shënuar tre gola për tri pikë.
Marko Miliçkoviq, Da Silva Carioca dhe Besmir Bojku realizuan golat për “Niklin”.
Kjo fitore e dërgon Feronikelin në pozitën e shtatë me 41 pikë. Kurse Besa është e fundit me 12 pikë.