Feronikeli dhe Drenica kanë ndarë pikët në kuadër të ndeshjes së vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Ekipet barazuan 2:2, me Almedin Muratin që shënoi dy golat për kuqezinjtë, ndërsa Albert Dabiqaj e Marko Miliqkoviqin që shënuan për Feronikelin.
Në anën tjetër, Arb Manaj i dha fitoren Trepçës ’89 në përballjen me Llapin e Tahir Batatinës.