Mesfushori me përvojë në futbollin e Kosovës, Behar Maliqi, është përjashtuar nga loja në ndeshjen e xhiros së parë të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Maliqi u përjashtua nga loja në minutën e 28-të, në ndeshjen që Feronikeli ’74 po e luan në udhëtim te Prishtina.
Ky ballafaqim po zhvillohet në “Kampin Nacional” në Hajvali. Maliqi bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Drilon Islamit të Prishtinës.