Feronikeli 74 e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Drenasi të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas fitoi me rezultatin 3:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 15-të, ndërsa është zhvilluar në fushë të rënduar për shkak të reshjeve të shumta të borës.
Hasan Hyseni shënoi për 1:0 në minutën e 23-të, nga penalltia. Për të ishte goli i tretë i edicionit.
Vendësit e dyfishuan rezultatin tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Stivian Janku realizoi nga afërsia.
Në minutën e 55-të, Feronikeli 74 e shënoi golin e qetësisë. Hysen Memolla realizoi autogol.
Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi goli i zëvendësuesit Adem Maliqi.
Mesfushori i Suharekës realizoi në minutën e 57-të.
Suhareka mbetet me 19 pikë në vendin e pestë, kurse Feronikeli 74, pavarësisht fitores, mbetet i fundit me vetëm gjashtë pikë.
Feronikeli 74 ka një fitore, tri barazime e plot 11 humbje.
Suhareka shënon gol në Drenas
Në minutën e 57-të, Suhareka e ka ngushtuar epërsinë në 3:1.
Shënues ishte zëvendësuesi Adem Maliqi.
Autogol nga Suhareka
Në minutën e 55-të, Feronikeli 74 e ka shënuar edhe golin e tretë. Pas një harkimi në zonë, Hysen Memolla e dërgoi topin në portën e tij.
Feronikeli 74 është duke fituar 3:0.
Feronikeli 74 dyfishon epërsinë
Feronikeli 74 e ka dyfishuar epërsinë ndaj Suharekës.
Stivian Janku shënoi nga afërsia në minutën e 48-të.
Feronikeli 74 në epërsi ndaj Suharekës
Hasan Hyseni ka shënuar gol nga penalltia për Feronikelin 74 ndaj Suharekës, në ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës.
Hyseni e shënoi golin e tretë të kampionatit aktual, në minutën e 23-të.
Fusha në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është shumë e rënduar për shkak të reshurave të mëdha të borës.