Feronikeli 74 e ka mbyllur me epërsi 2:1 pjesën e parë ndaj kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit.
Ndeshja po luhet në Suharekë dhe i takon xhiros së 20-të të Superligës në futboll.
Granit Musa (16’) dhe Alban Shillova (45+4’) shënuan golat për skuadrën nga Drenasi, ndërsa për Ballkanin realizoi Ëalid Hamidi në minutën e 30-të.
Dy pjesët e para të të dy ndeshjeve tjera Gjilani - Prishtina dhe Lira - Drita përfunduan pa gola.