Fenerbahçe është ndalur në barazim nga Samsunspori në shtëpi të dielën. Ndeshja përfundoi baras 1:1, ndërsa i takoi javës së 21-të të Superligës turke. Fenri e mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0 me golin e Irfan Çan Kahveçit në minutën e 12-të, por Emre Kilinç barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 62-të për Samsunsporin. Fenerbahçe zë vendin e parë me 54 pikë, kurse Samsunspori në pozitën e 15-të me 22 pikë.
Ndërkohë pa fitues është mbyllur edhe takimi në mes të Konyasporit dhe Antalyasporit. Ndeshja përfundoi 1:1, ndërsa për Antalyasporin deri në fund luajti sulmuesi shqiptar, Sokol Çikalleshi. Ndeshjen e kompletoi edhe Zymer Bytyqi te Antalyaspori.