Sport

Fazliu në çerekfinale, Gjakova ndalet në luftën e parë

Laura Fazliu ka shënuar fitore në dy luftërat e para që i ka pasur në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Fazliu 21-vjeçare, fillimisht mposhti izraeliten Karem Primo me "Ippon".

Me "Ippon" triumfoi edhe ndaj Lucy Renshallit, xhudistes nga Britania e Madhe.

Tani në çerekfinale do të garojë me garuesen çeke, Renata Zachova. Ajo garon në kategorinë deri 63 kg.

Ndryshe nga Fazliu, Akil Gjakova u eliminua që në luftën e parë në Evropianin e seniorëve.

Fituesi i medaljes së artë në Evropianin e vitit të kaluar, u mposht nga xhudisti armen, Arsen Avedisyan. Akili ka dështuar të mbroj titullin në kategoronë deri 73 kg.