Sport

Familja Abe i hap rrugë familjes Gjakova për sukses në botëror

Uta Abe e Hifumi Abe e pushtuan të premten skenën e madhe të kampionatit botëror të xhudos. Uta Abe dhe vëllai i saj Hifumi, fituan tituj të botës në kategoritë deri 52 kilogramë dhe 66 kilogramë, shkruan sot Koha Ditore.

Të premten gara në botërorin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit kanë zhvilluar vetëm xhudistet në kategorinë deri 52 kg dhe xhudistët e kategorisë deri 66 kg. Të shtunën (sot) garojnë xhudistet e kategorisë deri 57 kilogramë dhe xhudistët e kategorisë deri 73 kg.

Në skenën e madhe, me shpresë për t'iu afruar suksesit të japonezëve Abe, do të dalin Nora e Akil Gjakova, xhudistja e xhudisti pejan, që janë motër e vëlla e po ashtu në vitin më të mirë të karrierës së tyre.

Ka pak gjasë që Nora e Akili të arrijnë suksesin e Utas e Hifumit, por të dy anëtarët e familjes Gjakova llogariten pretendentë për medalje. Të dy janë në kërkim të medaljeve të para në botëror. Nora njëherë ka qenë e shtata në botëror, ndërsa Akili nuk ka ndonjë plasman në ngjarjen kryesore të sportit të xhudos.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).