Sport

Fadil Ademi thotë se në fillim Ulpiana nuk e kishte objektiv Superligën

Fadil Ademi, trajner i Ulpianës, ka zbuluar se Ulpiana në fillim nuk e kishte synim inkuadrimin në Superligë.

Por, sipas tij, gjatë rrugës ambiciet janë rritur.

“Kontribues janë të gjithë, që nga presidenti i klubit e deri tek ekonomët. Sigurisht, protagonistë janë futbollistët që kanë dhënë gjithçka nga vetja. Ata e meritojnë një bravo të madhe dhe i falënderoj nga zemra për angazhimin. Ndoshta është interesant rrugëtimi jonë. Kur kemi biseduar në fillim me presidentin, ambiciet kanë qenë simbolike, që të sigurojmë ekzistencën në Ligën e Parë, pasi kush e njeh Ligën e Parë e di që kemi pasur probleme dhe stabilizimi në këtë ligë ka qenë synimi. Por gjatë kampionatit ambiciet u rrugët dhe thamë se duhet ti japim gaz pak edhe pse jo të arrijmë të caku”, tha Ademi.

Ulpiana përfundoi e para në Grupin B të Ligës së Parë dhe e siguroi futjen në elitë.