Sport

F1, Leclerc e fiton garën e parë të sezonit

Formula 1

Charles Leclerc i skuderisë së Ferrarit e ka fituar garën e parë të sezonit 2024 në Formula 1.

Ai e fitoi garën e zhvilluar të dielën në Monaco.

Leclerc e nisi nga vendi i parë dhe nuk lejoi befasi.

Kjo garë u karakterizua edhe me një incident të rëndë ku ishin të përfshirë tre bolidë.

Oscar Piastri i McLarenit dhe Carlos Sainz i Ferrarirt, e kompletuan podiumin në vendin e dytë dhe të tretë.

Për Piastrin ishte ngjitja e parë në podium në edicionin aktual të Formula 1, ndërsa Carlos Sainz siguron podiumin e dytë të sezonit.