Evertoni ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht në Premier Leaguen e Anglisë.
Pas fitores ndaj Nottingham Forestit dhe Newcastlet, Evertoni të dielën mposhti edhe Chelsean, që e pësoi disfatën e dytë rresht, pas humbjes nga Manchester Unitedi.
Ndeshja e xhiros së 16-të e Premier Leagues angleze përfundoi 2:0 dhe u zhvillua në “Goodison Park”.
Mesfushori Abdoulaye Doucoure në minutën e 54-t shënoi për epërsinë e parë, kurse për 2:0 realizoi Lewis Dobbin, në minutën e dytë të kohës shtesë.
Evertoni është në pozitën e 17-të dhe ka 13 pikë.
Chelsea bie në pozitën e 12-të me 19 pikë, aq sa kanë edhe Brentfordi, Wolverhamptoni e Bournemouthi.
-
10 dhjetor 2023 17:59
-
Shpërndaje në: