Sport

Everton futet në garë për Kaliniqin

Evertoni është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për të transferuar sulmuesin kroat të Romës, Nikola Kaliniq, duke i bërë kështu konkurrencë Milanit në garë për sulmuesin, raporton "Sky Italia" të enjten.

Milani ka një marrëveshje me reprezentuesin e Kroacisë, por skuadra "rossonere" ende nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me Fiorentinën.

Fiorentina ka kërkuar 30 milionë euro për Kaliniqin.

Everton tash është futur në garë duke ofruar 25 milionë euro, që vlerësohet se do të jetë e mjaftueshme për të bindur Fiorentinën për të liruar lojtarin.

Mirëpo, Kaliniq dëshiron të qëndrojë në Itali dhe është i gatshëm të presë Milanin.