Valon Ethemi ka shënuar dy gola për Istanbulsporin të hënën mbrëma. Istanbulspori e mbylli baras ndeshjen ndaj Fenerbahçes.
Ndeshja e javës së 31-të të Superligës turke në mes të këtyre dy skuadrave në fund përfundoi 3:3. Golin e barazimit, Istanbulspori e shënoi në minutën e 96-të.
Ethemi shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 57-të, kurse të dytin në minutën e 66-të me asistim të Eduard Rrocës. Valon Ethemi dhe Florian Loshaj u zëvendësuan në minutën e 81-të, ndërsa Rroca luajti deri në fund. Në fushë nga minuta e 64-t për Istanbulsporin u paraqit Jetmir Topalli, kurse Sidrit Guri dhe Valmir Veliu mbetën në stol. Ezgjan Alioski kompletoi ndeshjen te Feneri. Istanbulspori mbetet në vendin e 15-të me 29 pikë, kurse Fenerbahçe në vendin e dytë me 64 pikë. Në vendi ne parë është Galatasaray i Milot Rashicës.
⚽️GOL: 57' Valon Ethemi (P)
— GOLTUBE - Süper Lig Goller (@Yayintube3) April 24, 2023
Fenerbahçe 2-1 İstanbulspor
Sizce penaltı kararı doğru mu? pic.twitter.com/YxaG0Nen3J
⚽️GOL: 66' Valon Ethemi
— GOLTUBE - Süper Lig Goller (@Yayintube3) April 24, 2023
Fenerbahçe 2-2 İstanbulspor
İstanbulspor 2-0'dan döndü. ?? pic.twitter.com/teUzCLAAxd