Sport

Elshani nuk i ka pritur pesë disfata rresht të Feronikelit

Feronikeli e ka pësuar disfatën e pestë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi u mposht të dielën në udhëtim nga Dukagjini me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit kosovar.

Por, disfatën e pestë rresht nuk e ka pritur trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani.

“U munduam të jemi të koncentruar në mbrojtje por nga një goditje nga larg humbëm lojën. Pesë disfata nuk i kemi pritur, por mendoj që ngadalë do të koncentrohemi për lojë dhe të shohim se çka mund të bëjmë”, ka thënë Elshani pas ndeshjes.

Feronikeli është në vendin e fundit me dhjetë pikë.