Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani e ka vlerësuar të artë pikën e fituar në Suharekë.
Skuadra nga Drenasi barazoi pa gola ndaj Ballkanit në udhëtim të mërkurën. Ndeshja Ballkani – Feronikeli i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar.
“Kjo pikë është e artë për ne. Edhe nëse humbim, ne nuk do të ndalemi për të arritur qëllimet që kemi”, ka thënë Elshani.