Sport

Elshani: Detajet vendosën takimin ndaj Malishevës

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, ka thënë se skuadra e tij ishte e pafat në ndeshjen ndaj Malishevës.

“Një detaj e vendosi ndeshjen dhe pësuam gol. Tentuam të riktheheshim në lojë, por nuk arritëm të konkretizonim rastet të cilat i kemi. Ne do të vazhdojmë përgatitjet për ndeshjen e radhës”, deklaroi Elshani.

Feronikeli u mposht 1:0 nga Malisheva të shtunën. Skuadra nga Drenasi pas pesë xhirosh ka gjashtë pikë të grumbulluara.