Sport

Egbo: Lojtarët sakrifikuan, patën shumë mungesa

Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, i ka falënderuar lojtarët e tij për sakrificën që bënë për duelin kundër Ballkanit që u mbyll baras, pa gola.

Egbo tha se ka pasur shumë mungesa për këtë ndeshje, por ndihet i lumtur me një pikë.

“Falënderoj lojtarët që sakrifikuan, pavarësisht mungesave që kishim. Ishte ndeshje e fortë pasi luanim kundër kampionit të dy edicioneve të fundit. Ashtu si ka shkuar ndeshja, barazimi ka qenë rezultati më i drejtë. Kemi bërë goxha punë prejse kam ardhur dhe kemi bërë ndryshime në ekip. Ekipi tani ka identitet që shprehet në lojë, madje kemi edhe Kupë të fituar. Kemi fituar edhe disa lojtarë të rinj, ndërsa disa të tjerë ende janë të lënduar dhe nuk e kanë nivelin më të mirë të lojës”, ka thënë trajneri Egbo për “ArtMotion”.