Sport

Edlir Tetova përgëzon lojtarët e tij, përkundër disfatës nga Ballkani

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka përgëzuar lojtarët e tij, përkundër humbjes nga Ballkani.

Trajneri i skuadrës nga Lipjani, tha se lojtarët e tij janë angazhuar maksimalisht në këtë përballje.

“Në futboll janë tri rezultatet, më vjen mirë për çunat, pasi kanë luajtur shumë mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen në këtë ndeshje, pasi janë angazhuar maksimalisht”, deklaroi Tetova.