Sport

Edhe një ndeshje vendoset në tavolinë

Arbëria e ka fituar në tavolinë ndeshjen kundër Vushtrrisë. Ankesa e Arbërisë është aprovuar nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vushtrria në ndeshjen javës së 24-t të Ligës së Parë, Grupi B, aktivizoi një lojtar në fushë pa të drejtë loje.

Ndeshjen, Vushtrria e fitoi thellë 5:0 kundër Arbërisë. Por, lëshimi nga zyrtarët e Vushtrrisë i ka kushtuar me humbje të ndeshjes me rezultat zyrtar, 3:0.

Vushtrria aktivizoi në lojë lojtarin, Etrit Halimi pa qenë i shënuar në portokollin zyrtar. Është ndeshja e dytë që vendoset në tavolinë.

Pak ditë më parë, Ballkani fitoi ndeshjen ndaj Ulpianës me rezultat zyrtar 3:0, pasi ekipi nga Lipjani aktivizoi një lojtar pa të drejtë loje.