Pas sulmuesit Sokol Çikalleshi edhe mesfushori Klaus Gjasula do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin “Katari 2022” kundër Polonisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të martën ka njoftuar se edhe Gjasula ka rezultuar pozitiv me Covid-19, një ditë pasi kishte rezultuar edhe Çikalleshi.
“Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Klaus Gjasula bëhet kusht mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’. Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë zhvillohet sonte prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit I kualifikues.