Sport

Dy stadiume të stërmbushura, Napoli bëhet gati për titull

Tifozët e Napolit janë në numër të madh në dy stadiume të enjten mbrëma. 10 mijë tifozë kanë udhëtuar në “Dacia Arena” në Udinese, por i stërmbushur do të jetë edhe stadiumi “Diego Armando Maradona” në Napoli.

Image

Napoli të enjten në mbrëmje, me fitore apo barazim në udhëtim tek Udinese në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit të Italisë, mund ta fitojë titullin. Do të ishte suksesi i parë për napolitanët në ligë, pas 33 vjetësh.

Udinese ka shitur 25 mijë bileta sa e ka kapacitetin stadiumi “Dacia Arena”, ndërsa 10 mijë prej tyre janë tifozë të skuadrës së Napolit, ka mësuar “Football-Italia” të enjten.

Image

Në të njëjtën kohë, më shumë se 50 mijë tifozë të Napolit do të jenë të vendosur në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku në ekrane gjigante do të përcillet ndeshja që nis në orën 20:45. Bashkë me tifozët në Napoli do të jetë edhe presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, që nuk ka udhëtuar me ekipin.

Dyert në “Stadio Maradona” janë hapur në orën 17:00.