Një gjykatë në Moskë, të mërkurën, ka dënuar dy reprezentues të Rusisë me burgim, për përfshirjen e tyre në sulme vitin e kaluar.
Gjykata ka dënuar me 18 muaj burgim Aleksander Kokorinin, ndërsa Pavel Mamayevi me 17 muaj pas muajve seanca dëgjimore që kanë ngjallur interesin e publikut.
Mbrojtja e Kokorinit ka paralajmëruar apelimin, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve RIA.
Kokorin dhe Mamayev, që para arrestimit të tyre luanin në elitën e Rusisë dhe në përfaqësuese, kanë qenë në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar, pasi sulmet që kishin bërë nën ndikim të alkoolit kishin nxitur një reagim të fortë të autoriteteve.
Dy futbollistët janë kapur nga kamerat e sigurisë duke sulmuar dy shërbyes civilë, përfshirë edhe një zyrtar të Ministrisë së Tregtisë dhe po ashtu patën një zënkë me një shofer të një prezantuesi televiziv.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)