Sport

Dy gola të Çikalleshit për fitoren e Konyasporit

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi ka shënuar dy gola për fitoren 3:2 të Konyasporit në udhëtim ndaj Kayserisporit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 29-të të Superligës së Turqisë. Çikalleshi shënoi për 2:2 në minutën e 52-të. Ndërsa në minutën e 61-të shënoi golin e fitores, 3:2.

Në golin e fundit asistoi Endri Çekiçi. Çikalleshi e kompletoi ndeshjen, ndërsa Zymer Bytyqi u zëvendësua në minutën e 90-të. Prej minutës së 60-të për Konyasporin luajti Çekiçi. Çikalleshi 31-vjeçar, ka arritur në shifrën e nëntë golave në 25 paraqitje në Superligë këtë edicion. I ka edhe dy asistime.

Konyaspori është i dyti me 55 pikë, plot 15 më pak se Trabzonspori që udhëheq.