Sport

Dy euro bileta për ndeshjen e Superkupës

Biletat për ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet Trepçës '89 dhe Besës do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes, të shtunën më 12 gusht.

Një biletë për ta përcjellë takimin e parë të sezonit të ri të futbollit të Kosovës do të kushtojë dy euro.

"Biletat mund të blihen pranë stadiumit të qytetit në Gjilan si dhe në zyrat e Lidhjes Rajonale të Futbollit", thuhet në njoftimin e FFK-së. Trepça '89 është kampione e Kosovës, kurse Besa fituese e Kupës.