Sport

Duro i përgjigjet Batatinës: I harrove dy ndeshje

Ish-trajneri i Gjilanit dhe Feronikelit, Klodian Duro i është përgjigjur trajneri të Llapit, Tahir Batatina. Trajneri Batatina gjatë ditës ka postuar në “facebook” tha se është Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë. Në postim ka përmendur emrin e ish-mesfushorit të Shqipërisë, Klodian Duro.

Duro i është përgjigjur pak orë më vonë duke i kujtuar se ka harrur t’i përmendë dy përballjet kundër njëri-tjetrit.

“E di që dëshiron gjithmonë të fitosh e aspiron të jesh më i miri si trajner i Llapit dhe i Kosovës. Të dhash një këshillë publike që ti të jesh i qartë në atë që do të bësh e uroj të bëhesh më i mir. Po të qartësoj përsëri ty dhe gjithë ata që na ndjekin. Unë jam Klodian Duro i Shqipërisë dhe Kosovës. Po ke të drejtë se e kërkuam topin për ta futur në fushë dy herë nga dhjetë minuta. Nga minuta e 76-të kur shënuam goli ne dytë deri në minutnë e 96-të kur arbitri që kishe zgjedhur vet ti e mbylli ndeshjen se nuk gjente dhe ai top për të vazhduar ndeshjen që ti e mban mend se ke mundur Duron 3:2. Por ke harruar të shtosh dy përballjet e tjera nga tre që kemi qenë kundër njëri-tjetrit. 1:0 dhe 4:0”, ka shkruar Duro. Ai në fund të postimit ka treguar edhe njëherë përballjet që kanë pasur në Kosovë.

Ka shkruar se ka dy fitore dhe një humbje në përballjet me Batatinën.

“Këtu të janë ngatërruar mendimet se ngase nuk po e gjejë dot taktikën e duhur për të mbyllur portën e për të mësuar futbollistët e tu si ta mbajnë ata topin”, ka shkruar në fund Duro.