Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas humbjes nga Drita, 3:1, ka thënë se detajet vendosën ndeshjen.
Trajneri i skuadrës nga Drenasi ka deklaruar se përkundër kësaj humbjeje dhe krizës në të cilën gjendet klubi, Feronikeli do të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
“E nisëm lojën mirë dhe humbëm një rast dhe më pas diferenca e vogla e bënë dallimin ku kundërshtari kaloi në avantazh me një penallti. Çdo ndeshje do të luftojmë deri në fund pasi e meritojmë të jemi më lart në tabelë. Ky ekip nuk e meriton të jetë këtu ne do të bëjmë të pamundurën që të jemi pjesë e Superligë edhe në sezonin e ri. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe shpresoj që në fund të na shpërblehet”, deklaroi Duro.
Feronikeli pas 32 ndeshjesh në Superligë ka 35 pikë në pozitën e shtatë. Po aq pikë ka edhe Drenica që është e teta, pozitë që çon në barazh.