Sport

Dukagjini triumfon me lehtësi ndaj Feronikelit

Skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur me lehtësi Feronikelin me rezultatin 3:0. Fitoren ekipi nga Klina e siguroi në pjesën e dytë ku shënoi të tre golat.

Joan Carioca, Ardin Dallku dhe Ahmed Januzi nga penalltia realizuan për fitoren e parë të Dukagjinit në pranverë dhe të parën pas tetë ndeshjeve.

Me 21 pikë, Dukagjini është në vendin e parafundit (9), derisa Feronikeli zë pozitën e fundit me 11 pikë.