Dukagjini ka shkuar në pushim me epërsi të një goli në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen që po luhet në në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Feronikeli 74 në këtë pjesë fillimisht e shënoi një gol, por ai nuk u pranua.
Gjyqtari Bardh Ajeti u konsultua me sistemin VAR, ndërsa u vendos se topi nuk e kishte kaluar vijën e portës.
Ndërkohë, Iljasa Zulfiu shënoi për Dukagjinin në minutën e katërt të kohës shtesë.
Zulfiu e dërgoi Dukagjinin në pushim me epërsi 1:0, pas shënimit me të djathtën nga afërsia.