Skuadra e Dukagjinit është në epërsi ndaj Llapit.
Dukagjini është duke fituar 1:0 në udhëtim, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ndeshja i takon xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e epërsisë për klinasit e realizoi sulmuesi Ahmed Januzi, në minutën e nëntë të ndeshjes.
Në dy ndeshjet tjera që po luhen të shtunën, Malisheva-Gjilani dhe Feronikeli-Ulpiana, nuk ka gola të shënuar pas 25 minutash lojë.