(Përditësuar - 14:55) - Dukagjini ka fituar me rezultat minimal në ndeshjen e xhiros së 26-të përballë Feronikelit 74.
Dukagjini mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 1:0, në ndeshjen që u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Golin e pikëve të plota e shënoi Altin Merlaku në minutën e 45-të.
Nga minuta e 73-të, Dukagjini luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Blerind Morinës. Me këtë fitore, Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë me 34 pikë. Feronikeli 74 ka 26 pikë.
Dukagjini është duke fituar ndaj Feronikelit 74 në 45 minutat e parë të ndeshjes.
Golin e shënoi për skuadrën nga Klina, e shënoi Altin Merlaku.
Merlaku realizoi në fundin e pjesës së parë. Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takon xhiros së 26-të.