Sport

Dukagjini e Ulpiana në epërsi pas pjesës së parë, baras në Malishevë

Dukagjini dhe Ulpiana i kanë mbyllur pjesët e para me epërsi prej një goli.

Dukagjini me supergolin e Ahmed Januzit i mbylli 45 minutat e para me rezultatin 1:0 në udhëtim te Llapi.

Ulpiana ndërkohë ka shkuar në pushim mes pjesëve me rezultatin 2:1 në ndeshjen e xhiros së 26-të që po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Për Feronikelin shënoi Ardi Qorri në minutën e 27-të, kurse për Ulpianën, të dyja golat i realizoi braziliani Iran Gonçalves në minutën 35’ dhe 39’.

Pjesa e parë e takimit tjetër që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit, u mbyll pa gola.

Të dielën luajnë Ballkani – Drenica dhe Drita – Prishtina.