Sport

Driton Kuka i pakonkurrencë për “Punëtor Sportiv i Vitit 2024”

Driton Kuka

“Punëtor Sportiv i Vitit” është prej çmimeve kryesore në përzgjedhjen “Sportisti i Vitit”, që KOHA e organizon prej vitit 1997.

Përmes këtij çmimi nderohen punëtorët sportivë, ku përfshihen edhe trajnerët.

Për vitin 2024 çmimi “Punëtor Sportiv i Vitit” i takon trajnerit të Kosovës në xhudo, kryemjeshtrit Driton Kuka.

Nxënësit e tij ishin bindshëm më të suksesshmit edhe gjatë këtij viti. Kanë fituar dy medalje në Lojërat Olimpike, medalje në Kampionatin Botëror, Kampionatin Evropian dhe në të gjitha ngjarjet e tjera të xhudos.

Kuka është fitues i shpeshtë, gati i rregullt, i çmimit “Punëtor Sportiv i Vitit”.