Sport

Drita zyrtarizon portierin Smakiqi

Skuadra e Dritës ka prezantuar edhe përforcimin e dytë për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës. Pas mbrojtësit Besnik Krasniqi, skuadra e Dritës ka transferuar edhe portierin Florjan Smakiqin.

Klubi nga Gjilani të mërkurën mbrëma e ka prezantuar Smakiqin, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Drenicës. Smakiqi 23-vjeçar me Dritën ka firmosur kontratë deri në vitin 2025. “Klubi ynë, FC Drirta ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi. Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë.

Portieri 23-vjeçar Smakiqi ka qenë pjesë e KF Feronikelit dhe së fundmi te KF Drenica. FC Drita i dëshiron suksese gardianit tonë të ri, Florjan Smakiqi”, thuhet në njoftimin e Dritës.